E Diel, 1 Nëntor 2026

Robi Uilliams ribashkohet për duet me Geri Barloun



Kur Robi Uilliams la grupin e famshëm “Take That” në vitin 1995, u fol për armiqësi dhe përballje me pjesëtarin tjetër të grupit, Geri Barlou. Me sa duket, ky i fundit nuk ishte aspak dakord me stilin e jetës, ku alkooli dhe narkotikët ishin pjesë e pandashme e Uilliams. Por pas shumë vitesh, 15 për saktësi, ja se si dy miqtë rigjenden në të njëjtën studio për incizimin e “Shame” që do të dalë më 4 nëntor. Lajmi bëhet i ditur nga Perez Hilton. Nuk bëhen të ditura detaje të tjera lidhur me këtë projekt ambicioz, pas ndarjes së bujshme mes Robit dhe “Take That”. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për një bashkim në kuptimin e plotë të fjalës, por është një sinjal i qartë ndaj reagimit të publikut dhe fansave. Kjo, edhe sepse kontaktet mes Robit dhe “Take That” janë përmirësuar prej kohësh, vetëm se pritej rasti i duhur për të bërë bujë. E cili rast më i mirë mund të ndodhte, përveçse një dueti për të bashkuar “dy armiqtë”?

9 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›