E Diel, 1 Nëntor 2026

Lejdi Gaga dëshiron të pozojë për “Playboy”-n



Lejdi Gaga dëshiron të pozojë e zhveshur për revistën “Playboy”, bëjnë të ditur mediat amerikane. Sipas “Heat”, këngëtarja do të vazhdojë përpara me fotografitë, pavarësisht kundërshtimit nga miqtë e saj dhe nga ekipi me të cilin ajo punon. “Askush nuk dëshiron që ajo ta bëjë atë. Njerëzit që punojnë me të përpiqen ta bindin se kjo mund të shihet si diçka e pakulturë dhe e dobët, dhe do të armiqësojë fansat. Por ajo mendon se kjo do të jetë një përvojë, dhe gjithmonë mundohet të zhvillohet si artiste. Ajo nuk mendon se aty ka diçka të papëlqyeshme. Ajo e sheh atë si një formë tjetër të shprehjes”, ka thënë burimi.

9 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›