E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pique, president i Barcelonës

Nga Express më 16 shtator 2011 në ora 19:00

Qendërmbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique ka shprehur dëshirën e tij të mbetet aktiv në botën e futbollit pas përfundimit të karrierës si futbollist.

Ai synon postin e presidentit të gjigantit katalan. Sandro Rosell është president aktual i Barcelonës pas zëvendësimit të Joan Laportas në verën e vitit 2010 ndërsa Pique ëndërron që një ditë të jetë pasardhës i Rosellit.

“Nëse nuk do të bëhesha futbollist, atëherë patjetër se do të përfundoja në botën e futbollit në ndonjë pozitë tjetër”, tha Pique për të përditshmen spanjolle El Mundo Deportivo.

“Futbollin e kam pasion dhe nuk dua të largohem prej tij edhe pasi të pensionohem. Dua të bëhem president i Barcelonës, kjo është ambicia ime. Ka edhe shumë kohë andaj do të shohim se çka ndodh në të ardhmen”, përfundoi 24 vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›