Maradona, kundër ‘qyqarëve’

Diego Maradona i ka quajtur tifozët kundërshtarë “qyqarë”, pas përpjekjes për përfshirje në një konfrontim pas një ndeshjeje në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Telashet filluan gjatë humbjes së skuadrës së tij Al-Wasl 2-0 nga Al Shabab, tifozët e të cilit filluan të fyejnë gratë dhe të dashurat e futbollistëve. Maradona u ngjit në tribuna për të mbrojtur gruan e tij.
“Disa njerëz janë qyqarë. Ata i sulmojmë vetëm femrat dhe nuk kanë guxim të ballafaqohen me meshkuj. Kjo është hera e parë që jam i shqetësuar nga tifozët. Jam ngjitur në tribuna për gruan time, që ishte ofenduar nga dikush”, deklaroi Maradona për Gulf News.