Berlusconi ‘kopjon’ Barcelonën

Barbara Berlusconi i ka dalë në mbrojtje babait Silvio, i cili ishte shprehur i pakënaqur me paraqitjen e Milanit në barazimin 0-0 me Barcelonën.
Presidenti i klubit u largua nga stadiumi në heshtje, pas barazimit në duelin e parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën.
“Babait tim i pëlqen futbolli që luan Barcelona dhe ai dëshiron që Milani të bëjë të njëjtën gjë, por ne kemi futbollistë të ndryshëm. Ai nuk ishte i hidhëruar pas ndeshjes, ishte i kënaqur me rezultatin, por vetëm deshi të përmend disa aspekte taktike”, deklaroi ajo për Corriere dello Sport.