E Diel, 1 Nëntor 2026

Maradona motivon lojtarët: Jemi më të fortë se Gjermania

Historia e përballjeve të mëparshme flet në favor të Argjentinës, që ka fituar tetë kundrejt pesë fitoreve të gjermanëve. Por për Diego Maradonën diferencën në përballjen e së shtunës do ta bëjnë cilësitë e lojtarëve në fushën e lojës dhe jo statistikat. Sipas tij, skuadra që ai drejton është më e favorizuar në krahasim me kundërshtarin.

“Kemi këmbë më të mira se ata, prandaj jam i qetë për të shtunën”, u shpreh ish-“Djaloshi i artë”. Gjithsesi, me një vështrim të shpejtë të dy formacioneve vëmë re që “këmbët e mira” nuk mungojnë as në kampin gjerman. Në mbrojtje kapiteni Lahm me përvojë të madhe, ashtu si Fridrih. Mesfusha ka një “xhevahir” si Ozil, kurse në sulm Klose dhe Podolski shënojnë gjithnjë. Pa harruar talentin e Tomas Mylerit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›