Maradona, një idhull në Skoci
Diego Maradona ka mbërritur në Skoci për herën e tij të parë si trajneri i Argjentinës (do të luajë kundër vendasve një miqësore të mërkurën), ku i është bërë një pritje prej triumfatori. Sikurse ka shkruar "Guardian", kampioni është përshëndetur në aeroportin e Glasgout nga një turmë adhuruesish dhe mes qindra autografeve të firmosur, ishte edhe posteri i "Dora e Zotit" në Botërorin e 1986. Vetëm pak fjalë të prononcuara nga Maradona: "I kënaqur", kur e pyetën se si ndihej dhe "I don‘t speak English" ("Nuk flas anglisht").