Dështon rikthimi i Gp së Kanada në 2009-ën
Autoritetet kanadeze i kanë përkufizuar të papranueshme kërkesat e padronit të Formula 1, Bernie Eklestone. Kryebashkiaku i Montrealit, Gerald Tremblay, ka deklaruar përmes një komunikate: "Do të doja të falënderoja kolegët e mi në qeverinë federale dhe atë të komunitetit për tentativën e tyre drejt rikthimit të pistës së Kanadasë në garat e Formula 1. Përveç të tjerash, jemi inspiruar gjithmonë nga kriteret e menaxhimit korrekt". Raimond Bakand, ministri i Turizmit ka saktësuar më pas: "Çdo herë që Çmimi i Madh i Kanadasë ka pasur nevojë për ndihmën e qeverisë së Kebekut, ne jemi treguar të disponueshëmm, duke bërë maksimumin e mundshëm. Kemi punuar shumë gjatë këtyre javëve të fundit, por nuk mundemi të bëjmë asgjë përballë kërkesave të padrejta dhe të papranueshme të zotit Bernie Eklestone. Për sa kohë që ky propozim nuk do të ndryshohet nga ana e tij, nuk do të ketë Çmim të Madh të Kanadasë në Montreal në sezonin e 2009-ës të kampionatit botëror të Formula 1". Gjithçka duket se është vendosur përfundimisht, megjithatë tentativat e politikanëve kanadezë për të shpëtuar të vetmin Çmim të Madh të Amerikës së Veriut nuk do të rreshtin. Kanë qenë të shumta vështirësitë ekonomike të organizatorëve, edhe pse publiku nuk ka munguar në këtë pistë (rreth 200000 spektatorë për garë). Ky do të kishte qenë për Montrealin viti i 30 në Formula 1. Jean-Fransua Veillo, specialist i sportit automobilistik, ka deklaruar për "Radio-Canada": "Një gjë është e qartë, nëse GP-ja do të duhet të fshihet në 2009-ën, kjo vlen përgjithmonë".