E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka: Jam futbollist dhe jo gjeometër

Kaka ka si profesion futbollin dhe jo gjeometrin. Pas ndeshjes me Kievon, nuk flitet tjetër veç penalltisë së dhënë për Milanin dhe se sa janë centimetrat që e "inkriminojnë" Kakanë në një simulim të mundshëm, por braziliani u shmanget polemikave me një driblim. "Kur luaj, nuk shikoj centimetrat, është mbrojtur braziliani i kuqezinjve. Unë bëj timen. Bentivolio e ka pranuar që më ka prekur, brenda apo jashtë, unë nuk e di. Kam gjuajtur penalltinë, Milani ka fituar dhe unë jam i lumtur. Pikë". Ai nuk dëshiron të dëgjojë diskutime për "Topin e Artë", prandaj thekson se skuadra nuk ka luajtur mirë: "Herët e tjera kemi qenë më spektakolarë, më pak konkretë dhe nuk kemi fituar. Kemi tendenca përmirësimi, kundër Kievos kemi luajtur në 60-70% tonë...". Të dielën, luajnë ndaj Torinos, por Kaka do të jetë i impenjuar edhe me Kombëtaren e tij dhe mund t‘i kërkojë Ançelotit ta lërë pushim: "Është një situatë e komplikuar. Të luash të dielën, të udhëtosh, të luash të mërkurën në një tjetër kontinent, të kthehesh, të bësh një stërvitje dhe të luash sërish. Ndoshta do të kërkoj pushim...".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›