Pas Hanit, edhe Skela shuan qirinjtë
Shqipëria përgatitet të përballet nesër me Azerbajxhanin, ndërkohë që sfida e së mërkurës është paraprirë nga festat në gjirin e kuqezinjve. Pas 60-vjetorit të trajnerit holandez të Kombëtares sonë, Ari Han, e cila u festua të dielën në aeroportin e Stambollit, e hëna në Azerbajxhan i është rezervuar ditëlindjes së fantazistit të përfaqësueses, Ervin Skela (17.11.1976), i cili ka gëzuar për 32-vjetorin e tij bashkë me shokët e skuadrës dhe delegacionin shoqërues. Kombëtares i janë bashkuar dje në mbrëmje edhe dy lojtarët e fundit, Duro dhe Hidi. Kuqezinjtë do të zhvillojnë sot stërvitjen e fundit para ndeshjes.