Maradona, psetë e një rinovimi të paralajmëruar
Telefonata mes Gordonës dhe Maradonës ka lënë të nënkuptohet se telenovela mbi të ardhmen e këtij të fundit në pankinën e Seleksionit po shkon drejt një fundi të paralajmëruar. Duket se ndjenja e fortë popullore në favor të tij, deklaratat në mbështetje të ardhura nga bota e spektaklit dhe e politikës, dhe pozicioni pajtues i federatës, i manifestuar disa herë nga presidenti Gordona, e kanë bindur përfundimisht Maradonën të vendosë rreth fatit të komandës së Seleksionit. “Shihemi të hënën për të diskutuar. Por mos u shqetëso, dua të qëndroj”, i ka dhënë Maradona presidentit të AFA. Por gjatë periudhës së tij të heshtjes, zhvillime dhe thashetheme të shumta i kanë shtuar arsyet për qëndrimin e tij në krye të Argjentinës. “Diego meriton të vazhdojë një projekt të nisur”, kishte thënë zyra shtypit të AFA-s, duke shtuar edhe se “qëndrimi i tij është i një rëndësie të madhe në prag të Kupës së Amerikës së vitit të ardhshëm dhe, mbi të gjitha, të Botërorit 2014 në Brazil”. Shumë i rëndësishëm është qëndrimi edhe në termat e arkëtimeve që Maradona i garanton federatës (plot 9 kontrata sponsorizimi të nënshkruara në 2008, të gjitha të gatshme për t’u rinovuar, që do t’i sillnin AFA-së në total rreth 1 milion e 200 mijë dollarë). Në fakt deri tani federata ka saktësuar se “nuk ka menduar kurrë për një plan alternativ, i cili nuk do ta shikonte Maradonën si trajner”. Pavarësisht dashurisë së pakufishme të tifozëve argjentinas për idhullin e tyre kombëtar, mobilizimi kolektiv pro-Maradona ka qenë shumë masiv. Turma e madhe që e priti në rikthimin e kombëtares në atdhe (rreth 20 mijë persona), fjalët e bukura dhe falënderuese nga ana e Presidentes Kristina Kirshner dhe kontaktet e shumta të ditëve të fundit mes Maradonës dhe eksponentëve politikë të afërt me partinë në pushtet, kanë bërë të hidhet hipoteza deri në ekzistencën e interesave politike. Mbështetje ka pasur edhe nga bota e spektaklit.
#