E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maikon do 7 milionë, irritohet Murinjo

Real Madrid

Reali frenon për Maikonin, pasi lojtari i Interit ka kërkuar një rrogë prej 7 milionë eurosh, shkruante dje “As”. Sipas gazetës madrilene, Inter dhe Real arritën shumë pranë një marrëveshjeje për transferimin e brazilianit të martën e fundit, për një shifër prej rreth 28 milionë eurosh. Por në minutën e fundit “operacioni është ngrirë tërësisht”, sepse mbrojtësi i krahut ka kërkuar një rrogë “galaktike” prej 7 milionë eurosh neto. Aktualisht tek Interi ai merr rreth 3 milionë euro. Kërkesat e lojtarit e kanë “mërzitur” Murinjon, i cili e ka kërkuar që nga momenti që zbarkoi në Madrid.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›