“Maratona kuqezi” drejt kryeqytetit estonez
Ka qenë një udhëtim rraskapitës për ekipin tonë përfaqësues. Për të arritur në kryeqytetin estonez, Talin 18 të përzgjedhurve të Kuzhesë dhe stafit teknik i Kombëtares shqiptare u është dashur të ndryshojnë dy herë avion edhe pse largësia gjeografike mes Shqipërisë dhe Estonisë nuk është shumë e madhe përderisa edhe Estonia është pjesë e kontinentit evropian. Por zgjedhja e gabuar e linjës së udhëtimit ka bërë që skuadra jonë të udhëtojë nga Rinasi për në Vjenë dhe më pas aty të ndërrojë avion për deri në Kopenhagen, kryeqytetin danez. Nuk mbaron me kaq. Pas një transiti në këtë qytet nisi imbarkimi për në Talin, kryeqendrën e Estonisë. Mësohet se kuqezinjtë janë nisur rreth mesditës së djeshme për të mbërritur vetëm në orën 22:00 (ora jonë lokale) në Estoni. Skuadra jonë do të zhvillojë katër seanca stërvitore gjatë këtyre ditëve në Talin, ndërsa takimi do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 14:30 me orën tonë lokale.
Lista anti-Estoni
Portierë: Samir Ujkani (Novara, Itali), Isli Hidi (Krivbas, Ukrainë)
Mbrojtës: Armend Dallku (Vorskla, Ukrainë), Andi Lila (SK Tirana), Debatik Curri (Vorskla, Ukrainë), Franc Veliu (Flamurtari), Lorik Cana (Sunderland, Angli), Ansi Agolli (Krivbas, Ukrainë)
Mesfushorë: Ervin Skela (Koblenz, Gjermani), Gilman Lika (Bulospor, Turqi), Jetmir Sefa (SK Tirana), Emiljan Vila (Lokomotiva Zagreb, Kroaci), Klodian Duro (Apolon Limasol, Qipro), Gjergji Muzaka (SK Tirana), Jahmir Hyka (Mainz, Gjermani)
Sulmues: Hamdi Salihi (Rapid Vjenë, Austri), Edmond Kapllani (Augsburg, Gjermani), Elis Bakaj (KS Dinamo)