E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr mes anijet koreane në kufi

 

Anije të Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut kanë shkëmbyer zjarr pranë kufirit të tyre të diskutuar detar, duke acaruar më tej klimën e tensionuar mes dy vendeve. Ende nuk ka informacione të qarta nëse nga konfrontimi i tyre mund të ketë viktima. Një anije patrullimi koreanoveriore ka pësuar dëme. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për incidentin. Sipas koreanojugorëve, një barkë koreanoveriore patrullimi ka kaluar kufirin e kontestuar detar mes të dyja vendeve dhe nuk ka ndaluar pas të shtënave paralajmëruese. Ushtria koreanoveriore thotë se barka e patrullimit ishte në pjesën veriore të linjës ndarëse kur u qëllua dhe kërkon që Jugu të kërkojë falje. BBC kujton se kufiri detar që kalon në pjesën perëndimore të gadishullit korean, është caktuar nga komandantë të forcave të SHBA-së në fund të luftës koreane dhe është diskutuar vazhdimisht nga Veriu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›