E Diel, 1 Nëntor 2026

Marçelo Lipi: "Më pëlqen rekordi, por pa Botërorin..."

Gjithsej 31 rezultate pozitive në drejtimin e Italisë: tekniku Marçelo Lipi barazon rekordin që kishin vendosur kolegët e tij Alfio Bazile (Argjentinë) dhe Javier Klemente (Spanjë). Ndërsa është arkivuar rekordi i Vitorio Pozit në vitet ‘30, 30 ndeshje pa humbje. Lipi ka mbetur i kënaqur me provën e Italisë së tij ndaj Greqisë të mërkurën në mbrëmje në Athinë. Por barazimi i rekordit në skenën ndërkombëtare, 31 ndeshje pa humbje nuk ishte nota e vetme pozitive për Lipin. "Rekord natyrisht më bën të ndihem i lumtur, por sinqerisht e them, se nëse nuk do të ishte në mes suksesi i madh në Kupën e Botës 2006, në Gjermani, atëherë vlerat e tij do të ishin minimizuar shumë. Mund të them se jam i kënaqur për lojën e futbollistëve të mi".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›