E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesi: Të shfrytëzojmë këtë fillim të hatashëm

Barcelona vazhdon të vendosë standarde të larta loje në Ligën e Parë Spanjolle, por ky fillim fluturues do të marrë kuptim vetëm nëse në fund skuadra katalanase do të arrijë të fitojë titullin kampion. Ky është mendimi që shpreh një nga yjet e Barcelonës, sulmuesi argjentinas Lionel Mesi. Barcelona "fluturoi" duke realizuar nëntë fitore radhazi dhe tani pas 11 javësh kryeson me 28 pikë, tri më shumë se rivali më i afërt, Vijareali. "Ne po luajmë me ritëm të lartë, thekson Mesi. Por e rëndësishme është që këto standarde loje ne t‘i demonstrojmë deri në fundin e sezonit. Detyra jonë është që ta ruajmë këtë nivel loje deri në mbyllje të kampionatit".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›