E Diel, 1 Nëntor 2026

Valter Fushaj: Nuk e kam frikë Tiranën, por vetëm gjyqtarët

Ndizet edhe më shumë atmosfera e pragndeshjes më të rëndësishme të kampionatit shqiptar të futbollit midis Tiranës dhe Vllaznisë, që do të zhvillohet të dielën në kryeqytet. Presidenti i shkodranëve, Valter Fushaj, e ka kontestuar edhe një herë caktimin e një gjyqtari tiranas për drejtimin e kësaj sfide me peshë. Ai ka nënvizuar bindjen e tij se, nëse do të gjykohet drejt, atëherë nuk ka frikë jo vetëm Tiranën, por asnjë ekip në Shqipëri. "Nuk e kam frikë aspak Tiranën. Dua vetëm gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Jam i bindur se skuadra ime, pavarësisht mungesave, me sakrificë dhe shpirt gare, do ta mposhtë Tiranën, nëse do të kemi një gjykim të drejtë. Asnjëherë nuk kam kërkuar asgjë më shumë veçse një gjykim të drejtë në çdo ndeshje. Gjithashtu jam i bindur se Vllaznia është e denjë për titullin ‘kampion‘ nëse gara do të jetë e ndershme, ku këtë e garanton vetëm FSHF-ja. Megjithatë e them me bindje të plotë se kjo Vllazni, që i ka kundër të gjithë, do t‘i mundi", është shprehur presidenti i Vllaznisë.

Kategoria Superiore

Java 12

Të dielën

Teuta - Dinamo

T. Latifi

Bylis - Shkumbini

S. Cekaj

Flamurtari - Besa

A. Taullau

Apolonia - Elbasani

E. Hoxha

Partizani - Lushnja

K. Meta

Tirana - Vllaznia

L. Jemini

KLASIFIKIMI

Skuadra N Pikë

1. Tirana 11 22

2. Vllaznia 11 21

3. Shkumbini 11 19

4. Dinamo 11 17

5. Teuta 11 16

6. Elbasani 11 16

7. Besa 11 16

8. Flamurtari 11 13

9. Bylis 11 12

10. Apolonia 11 11

11. Partizani 11 7

12. Lushnja 11 7



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›