E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Botëror me Mesin, të dy si protagonistë

Serxhio Aguero

Serxhio Aguero stërvitet si i çmendur. E di që për momentin vjehrri i tij Diego Armando Maradona, që rastësisht është edhe trajneri i Argjentinës, nuk e konsideron një titullar. Por po bën gjithçka për t’i ndryshuar idenë babait të nuses së tij. Konkurrenca në sulmin e Argjentinës është e tmerrshme: veç të paprekshmit Mesi, janë Tevez, Milito, Higuain dhe Palermo. “Unë do të jap gjithçka, pasi titullarët zgjidhen tani, thotë Aguero. Nuk janë të shumtë ata që e shikojnë Argjentinën mes favoritëve. Por ai nuk mendon kështu: ‘do të varet nga ne. Kemi lojtarë shumë të mirë dhe mund të mposhtim cilindo. Mesi është një lojtar i rëndësishëm dhe besoj se bashkë me të do të bëjmë një botëror si protagonistë”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›