Inter ndjek Pelegrinin. Skolari jep dorëheqjen
Itali
Shkëmbim pankinash mes Interit dhe Realit të Madridit: është kjo hipoteza e lëshuar dje nga faqet e “As”. Sipas së përditshmes spanjolle, Masimo Morati ka testuar territorin për Manuel Pelegrinin për të zëvendësuar Zhoze Murinjon. Trajneri kilian do të ishte në balotazh me Kapelon dhe Hidingun, edhe pse ka shprehur dëshirën e madhe për të stërvitur Kombëtaren e vendit të tij. Ish-trajneri i Vijarrealit mësohet se ka në pjatë edhe një ofertë të rëndësishme nga Fenerbahçe. Ndërkohë që ka dhënë dorëheqjen nga një tjetër emër i lidhur me pankinën zikaltër: Felipe Skolari ikën nga Bunyodkor, edhe pse fitoi titullin kampion në Uzbekistan, por nuk mundi të sigurojë pjesëmarrjen në Champions League-n aziatike.
#