E Shtunë, 31 Tetor 2026

Synohet Benzema, tani Xho Kol është më pranë

Mançester Junajtid

Me mbërritjen e Zhoze Murinjos gjithçka mund të ndryshojë te Reali i Madridit. Prandaj Mançester Junajtid po përgatit terrenin për të bindur trajnerin portugez të madrilenëve të shesë Karim Benzemën (23 vjeç). Sulmuesi francez, i cili ka zhvilluar një sezon plot dritëhije, është një nga objektivat primarë të skuadrës së stërvitur nga Sër Aleks Ferguson. Ndërkohë çelsi po humbet mesfushorin e krahut Xho Kol (30 vjeç). Ky i fundit është gjithnjë e më pranë kalimit të mundshëm te Mançester Junajtid. Sipas “Times”, Kol është pranë divorcit me “Blues”, për shkak të mungesës së rinovimit. Kontrata e tij me skuadrën londineze skadon më 30 qershor dhe Mançesteri është gati ta rrëmbejë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›