E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola është i çmendur

Zlatan Ibrahimoviç nuk është duke kaluar nëpër periudhë të mirë në Barcelonë, por ka përkrahjen e plotë nga menaxheri i tij, Mino Raiola.

Ylli suedez ishte përforcimi kryesor i gjigantit katalan gjatë verës së kaluar, mirëpo ka hasur në vështirësi rreth sigurimit të vendit në ekip.

Së fundi spekulohej se trajneri Pep Guardiola planifikon ta shesë Ibrahimoviçin.

“Klubi shpenzoi 75 milionë euro, por Guardiola nuk e la të luajë. Në fakt, ai dhe disa të tjerë që pajtohen me të kanë nevojë për kujdes psikiatrik. Shitja do të ishte vendim i një njeriu të çmendur”, tha Raiola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›