E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marchisio zbulon objektivat e Juves për sezonin e ri: Duam Championsin

Juventusi është gati për sezonin e ri, por ndryshe nga një vit më parë, pritshmëritë për kampionët në fuqi të Serisë A, janë më të mëdha. Sipas Klaudio Markizios, një ndër futbollistët më të spikatur bardhezi sezonin e kaluar, formacioni i Antonio Kontes duhet jo thjesht të mbrojë titullin i Serisë A, por kërkon gjithashtu që të shkojë sa më larg edhe në Champions.
Ëndrra Champions
Këtë sezon Juventus shihet me sy tjetër. Ne duhet të mbrojmë titullin dhe të të arrijmë sa më larg në Champions. Nuk do të jetë e lehtë pasi ka shumë konkurrencë, por ne duhet të kemi të njëjtën dëshirë si sezonin e kaluar. Napoli mbetet i fortë edhe pa Lavecin, por kujdes Milanin dhe Interin, pa harruar edhe Romën, që mund të bëjë një nisje shumë të mirë me Zamanin trajner, deklaroi ai për Skysport. Sipas 26-vjecarit, Juventusi mund të hapë një cikël edhe në Champions ligë, ku konkurrojnë klubet më të mira europiane. Ndodhemi në vazon e tretë dhe rrezikojmë të biem në një grup shumë të fortë. Duhet të kemi shumë kujdes, por nuk kemi frikë nga askënd. Juventusi i ka hedhur bazat dhe mund të hapë një cikël. E fituam kampionatin pa pësuar humbje. Duhet të kemi të njëjtën ambicie edhe në Champions.
Seria A
Pavarësisht largimit të shumë yjeve të Serisa A, sipas Markizios kampionati Italian vijon të mbetet ndër më të mirët në qarkullim. Më shumë se Seria A mendoj se është varfëruar Milani, që la të largoheshin dy kampionë të mëdhenj, madje besoj se Tiago Silva vështirë se do të mund të zëvendësohet. Gjithsesi kanë fituar shumë para dhe do të dinë sesi ti investojnë. Futbolli ynë vitet e fundit është kritikuar për probleme të ndryshme, megjithatë mbetet më i miri në qarkullim.
Del Piero
Në fund një falenderim për Alesandro Del Piero, për gjithçka ka dhënë te Juventusi, por për Markizion nuk ka shumë rëndësi se cili futbollist e vesh fanellën me numrin 10 me largimin e kapitenit legjendar. Del Piero ishte flamuri i skuadrës, me të kemi kaluar momente të bukura dhe të vështira. Na ka mbështetur shumë dhe për këtë e falënderojmë. Sa i përket numrit 10 atë e vendos klubi, mua më pëlqen shumë numri 8.
——-
Shkëmbim Quagliarella-Pazzini?
Juventusi vijon të mbetet në kërkim të një qendërsulmuesi dhe paralelisht me përpjekjet për të siguruar Jovetic nga Fiorentina apo Van Persi nga Arsenali, bardhezinjtë po shqyrtojnë një tjetër pistë. Mediat sportive italiane shkruajnë se kampionët e Italisë janë vënë në bisedime me Interin për një shkëmbim kokë më kokë Quagliarella-Pazzini. Shkëmbimi do të mund të kryhej pa asnjë kosto apo përfitim shtesë financiar për klubet. Sipas të njëjtave burime, ideja e këtij shkëmbimi është hedhur nga Juventusi, por që i pëlqen edhe Interit, megjithëse nuk shihet si prioritare, të paktën tani për tani, ndërsa Zonja e Vjetër do të siguronte një emër tjetër në repartin ofensiv, i cili megjithëse sgaranton cilësinë e Van Persi apo Jovetic, mbetet për tu provuar për skemat e Conte-s. Ndërkohë në Britani gjithnjë e më shumë janë të sigurtë se Van Persi sezonin e ardhshëm do të luajë për Juventusin. Sipas kompanive të kuotimit të basteve, bardhezinjtë janë në avantazh përballë konkurrencës së Manchester United. Transferimi i holandezit në Serina A kuotohet 1.7. ndërsa ai tek Djajtë e Kuq, 2.1.
—–
Shnajder: Pas Murinjos vjen Stramaçioni!
Uesli Shnajder nuk ka ngurruar të shprehë kënaqësinë e tij për mënyrën se si Andrea Stramaçioni po ndërton Interin. Ai ka bërë një krahasim të teknikut të ri me Zhoze Murinjon, emrin që ktheu përsëri Interin në majat e futbollit evropian duke i dhënë këtij klubi përsëri një trofe shumë të lakmuar si Liga e Kampioneve. Pas Murinjos, ai është padyshim trajneri më i mirë. Nuk e them këtë sepse është trajneri aktual i skuadrës, por për mënyrën e lojës që propozon të luajmë dhe për entuziazmin që sjell brenda ekipit, pranoi holandezi. Unë besoj se do të qëndroj te Interi edhe për faktin se ndjehem mirë këtu, do të ketë përforcime në merkato dhe tani kemi një trajner shumë të aftë në drejtim, pranoi ai. Një tjetër futbollist që i ka thurur elozhe trajnerit Stramaçoni ishte i riu Kutinjo, që e ka falënderuar për besimin që tekniku po i jep atij duke e aktivizuar me rregullsi si titullar në ndeshjet e para miqësore të sezonit. Po eci mirë falë besimit që më jep trajneri, nën drejtimin e tij gjërat po shkojnë më mirë, pranoi braziliani që vitin e kaluar u dha në huazim në radhët e Espanjol në kampionatin spanjoll.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›