E Diel, 1 Nëntor 2026

Marco Pannella pranon homoskesualitein në një intervistë për "Chi"


Marco Pannella për herë të parë në jetën e tij ka pranuar në një intervistë të dhënëpër drejtorin e lajmeve të "Canale 5", Clemnete Mimun se ka pasur marrëdhënie dashurie dhe seksuale me disa burra. Pohimi i Pannelles është bërë menjëherë pas kthimit nga Shqipëria ku ai vizitoi grevistët e opozitës të cilët kërkojnë hapjen e kutive. Intervista e cila botohet sot në revisten e njohur italiane "Chi" ka shokuar gjithë publikun italian.
Lideri historik i të majtës radikale ka folur për herë të parë për disa aspekte intime të jetes së tij të cilat deri tani ishin mbajtur sekrete. Marco Pannella nuk është martuar kurrë dhe ka pasur një lidhje 40-vjeçare me Mirella Parachinin.
"Jam lidhur me Mirelën prej 40 vitesh, por gjatë këtyre viteve unë kam pasur 4 burra të cilët unë i kam dashur shumë. Asnjehere nuk kam qenë xheloz për Mirelën. Ne mund të kemi dhe kemi pasur dhe lidhje të tjera", kështu është shprehur Pannella, themeluesi i Patisë Radikale Italiane në 1955.
"Une nuk dashur kurrë të martohem dhe të kem një fëmijë.Me Mirelën kemi diskutuar disa herë për një fëmijë, por kam qenë une ai që nuk kam dashur të bëj një fëmijë"-theksoi Pannella.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›