Margarita Çuni në garë për 100 mijë paund
19/10/2011 Fondacioni Vodafone
Fondacioni Vodafone ka shpallur çmimin Graham Maher të Botës së Ndryshimit, në kujtim të Grahamit një udhëheqës frymëzues dhe kampion i programit Bota e Ndryshimit. Çmimi ofron shansin për të fituar £100,000. Ndryshimi duhet të jetë i qëndrueshëm dhe me impakt afatgjatë në misionin bamirës në komunitetin që e rrethon. Një prej tri aplikantëve shqiptarë për këtë çmim është Margerita Çuni, një agronome prej 25 vjetësh në rajonin e Shkodrës. Gjatë një viti Margarita punoi me 165 gra nga 10 zona të Shkodrës, të cilat u trajnuan në fushën e agronomisë, prezantuan produktet e tyre në panaire, lokale e kombëtare si dhe përmirësuan cilësinë e këtyre produkteve. Projekti i saj për çmimin Graham Maher, synon të përfshijë rreth 1200 familje në projekt, pra rreth 6 000 njerëz dhe të sjellë një ndryshim të drejtpërdrejtë në jetën e tyre. Votimet janë të hapura deri më 21 tetor 2011 dhe publiku mund të votojë për Margerita Cunin.