E Diel, 1 Nëntor 2026

“Dua të takoj Ilir Metën, është ai që mmban në këmbë qeverinë e Berishës”

19/10/2011  Përgjimet, viti 2009. Lavitola, sekretares së Fratinit: Meta ka 4 deputetë, do marrë edhe 9

ITALI- Emri i Ilir Metës, në cilësinë e ish-zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm është përmendur në skandalin e përgjimeve telefonike. Këto përgjime po përpunohen në Prokurorinë italiane dhe janë publikuar nga prestigjozia “Republica.it”. Valter Lavitola, i angazhuar në shumë aktivitete të tjera mes Italisë dhe Amerikës së Jugut, ishte bërë një këshilltar dhe ndërmjetës i vërtetë i Silvio Berluskonit. Lavitola ishte edhe personi me të cilin Kryeministri hapej kur gjërat shkonin keq për të. Lavitola kërkoi një takim me Ilir Metën, në cilësinë e ministrit të Jashtëm. Ndërkaq homologu i Metës, Frattini është shprehur se “Lavitola kurrë nuk mori pjesë në takime zyrtare”. Më 15 tetor të vitit 2009 ai telefonon sekretaren e Fratinit, Nadia për një takim të tijin me Ilir Metën. Kështu, Lavitola shprehet “Dëgjoni, në 15 më tha ministri se ka një takim me Zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Shqipërisë”. Lavitola vazhdon “Meqë është një takim zyrtar do të jetë shumë i rëndësishëm për disa çështje që pastaj do t’i shpjegoj dhe se Franko e di, se isha atje në fund të takimit për të biseduar me të”. Më tej Lavitola shprehet, duke iu referuar Ilir Metës “Ky është njeriu që mban në këmbë qeverinë e Berishës. Ka katër deputetë dhe po merr edhe nëntë të tjerë. Në rregull. Ta shpjegoj më vonë, e kotë të flasim në telefon, d.m.th. është e rëndësishme”. Ndërkaq, zyrtarisht qeveria italiane mohon çdo lloj pjesëmarrje të Lavitolës në takime të nivelit zyrtar me përfaqësues të qeverisë shqiptare. Kjo është hera e tretë që tek përgjimet e Kryeministrit italian dalin në dritë personazhe shqiptare apo vetë Shqipëria. Herën e parë u përmend takimi i kreut të sigurisë së digave, pra vizita që ai pati në Tiranë pas përmbytjeve në Shkodër. Herën e dytë u përmend gazsjellësi në Shqipëri, ndërsa kësaj radhe i takoi zv/kryeministrit shqiptar më 20 tetor 2009.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›