E Diel, 1 Nëntor 2026

Margjokaj: “Pas goditjes blinda jonë u tërhoq”



Ded Margjokaj ishte dëshmitari i dytë, ish- punonjës i Gardës së Republikës për vitin 1997 që u fut në Cërrik me urdhër dhe doli prej andej i plagosur. Dje Margjokaj tha se shkuan në Cërrik për të grumbulluar armët dhe u gjendën mes plumbave që binin si breshër. Margjoka përmendi emrat e Kol Ndrecës, Paulin Gjokës, Bib Didës, Luan Prengës, Petrit Ndoit që mbetën të vdekur në këtë ngjarje. Përmendi edhe faktin se qyteti dukej i qetë. Jashtë tij banorët bënin pazar dhe nuk kishte trazira. Ata kanë kontrolluar vetëm për armë dhe kanë gjetur shumë të tilla. Por futja në sheshin e Cërrikut ka qenë e paparashikuar, ashtu sikundër ishte e tillë edhe goditja e djegia e kolegëve të gjallë. Më 23 mars Margjoka është plagosur nga një cifël granate që e ka prekur në fytyrë në momentin kur ishte me gjysmën e trupit jashtë blindës.

5 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›