E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mariano Rajoy ne postin e kryeministrit te ri te Spanjes

Parlamenti i Spanjes miratoi sot permes nje votimi konservatorin Mariano Rajoy ne postin e kryeministrit te ri te vendit nje muaj pasi partia e tij mundi socialistet ne zgjedhjet e dominuara nga problemet ekonomike te ka vendi. Spanja eshte vendi evropian me ritmin me te larte te papunesise.

Zoti Rajoy do ta paraqese qeverine e tij pasi te beje sot betimin para mbretit Juan Carlos. Ai thote se kushtet ekonomike ne Spanje do te jene te veshtira por se ai eshte i vendosur per te krijuar mundesi te reja do te degjoje te gjitha palet dhe do ta udheheqe Spanjen drejt permiresimit te gjendjes ekonomike.

Shtepia e Bardhe tha se presidenti amerikan Barak Obama e uroi kryeministrin e ri me telefon dhe theksoi mbeshtetjen amerikane per reformat ekonomike ne Spanje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›