Stuhia ne pjesen qendrore te SHBA-ve
Sherbimi Kombetar i Motit i Shteteve te Bashkuara tha se nje stuhi e madhe dimerore prej te ciles mendohet te kene humbur jeten te pakten 6 persona ka perparuar me ne thellesi te pjeses qendrore te vendit.
Sherbimi i motit tha kushtet e veshtira kane detyruar mbushjen e shpejte te hoteleve pergjate rrugeve kryesore midis pjeses lindore te shtetit te Nju Meksikos dhe shtetit te Kansasit dhe se ka patur shume telefonata per ndihme nga drejtuesit e automjeteve ne Teksasin verior. Shteti i Nju Meksikos ishte zbardhur nga 60 centimetra bore nderkohe qe ne disa zona te Kolorados ka njoftime se bora arrin deri ne nivelin e tre metrave. Parashikimet thone se stuhia do te perfundoje se shpejti.
Rreshjet e bores jane mirepritur nga banoret ne disa zona si Oklahoma dhe Teksasi te cilat kane vuajtur periudha te gjata thatesire.