Prage mijera qytetare ne procesionin per ish presidentin Havel

Ne Prage mijera qytetare moren pjese ne nje procesion per te nderuar ish presidentin cek Vaclav Havel i cili vdiq te dielen ne moshen 75 vjecare. Funerali i tij do te zhvillohet te premten me pjesmarrjen e shume personaliteteve boterore.
Procesioni me arkivolin ku ndodhej trupi i zotit Havel nisi nga nje kishe e dikurshme e kthyer nga zoti Havel ne qender kulturore dhe perfundoi ne Keshtjellen e Prages ku ndodhet selia e presidences. Trupi do te qendroje aty deri te premten kur do te zhvillohet funerali shteteror.
Shume nga njerezit e rreshtuar ne rruge e pershendeten me duartrokitje makinen qe mbante arkivolin.
Ai ishte autoriteti moral pas revolucionit sa keq qe iku kaq heret. thote 35-vjecari Jakub Sevcik.
Flamujt ne institucionet shteterore ne te gjithe vendin jane ulur ne gjysme-shtize ndersa qeveria ka shpallur tri dite zie kombetare duke filluar nga sot.
Ne procesion ishin edhe rivali i vjeter politik i zotit Havel Vaclav Klaus dhe udheheqes te tjere te vendit ndersa mijera njerez kishin mbushur sheshin perpara keshtjelles.
Presidentet e Frances dhe Gjermanise si dhe personalitete nga shume vende te tjera pritet te marrin pjese ne funeralin e se premtes qe do te zhvillohet ne Katedralen me te madhe dhe me te njohur te vendit Shen Vitus.