Avokati Petrit Serjani padit per shpifje Dritan Priftin
Avokati i ish-zv/kryeministrit Ilir Meta, e ka konsideruar te pavertete dhe te keqsajuar deklaraten e Dritan Priftit, se eshte takuar me ekspertet te cilet jane te ngarkuar nga Gjykata e Larte per ekspertimin e ceshtjes Meta-Prifti. "Jam njohur me deklarimet e Dritan Priftit, te bera ne nje prononcim per mediat dhe ne nje pjese te kesaj deklarate, ky shtetas pretendon qe une ne cilesine e avokatit te Ilir Metes, jam takuar me ekspertet te cilet jane ngarkuar nga Gjykata e Larte per ekspertimin e ceshtjes Ilir Meta-Dritan Prifti. Mbi kete deklarate te Priftit do t'i sqaroj opinionit publik se e konsideroj te pavertete, te keqsajuar dhe me nje permbajtje te paqene",- deklaroi dje Petrit Serjani, avokati i Metes, duke shtuar se jo vetem qe nuk eshte takuar me tre ekspertet, por eshte perpjekur qe te kryeje detyren e mbrojtjes si avokat dhe te permbushe detyren ne respekt te etikes dhe disiplines ligjore. "Me ftohtesine logjike, une do te marr hapat e nevojshem ligjore qe do ta vene para pergjegjesise ligjore Priftin. Une dua te deklaroj edhe nje here, shkurtimisht, qe nuk jam takuar me ekspertet e caktuar nga Gjykata e Larte, diten dhe vendin e caktuar nga Dritan Prifti. Kjo nuk eshte e vertete. Per kete, do te marr edhe hapat e metejshme ligjore, per te percaktuar edhe pozicionin tim si avokat, sepse ne detyrat e mia te mbrojtjes nuk ka asnje problem qe te merrem me ekspertet. Ata bejne detyren e tyre, bejne konkluzionet e tyre ne gjykate. Ne kemi detyren tone per te realizuar mbrojtjen tone dhe kaq",- shtoi Serjani. Nderkohe qe ne nje konference te perbashket shtypi, ka folur diten e djeshme edhe Spartak Braho, konsulent juridik prane avokateve te Ilir Metes. Braho u shpreh se video Meta-Prifti ishte nje manipulim i paster. "Nga konkluzionet e eksperteve, u vertetua edhe nje here qendrimi i mbajtur prej kohesh i vete Metes, i avokateve te tij, qe denoncimi i bere nga Prifti ishte thjesht nje shpifje, nje manipulim, nje qellim keqdashes dhe jo me tej. Lidhur me akuzat qe behen ndaj eksperteve, desha te theksoj faktin qe ekspertet kane nivel te larte kulturor, profesional",- u shprej Braho. "Doja te theksoja faktin e atij perfundimi te rendesishem qe kane arritur ekspertet se prova origjinale, ajo qe quhet mbreteresha e procesit, ora e regjistrimit, ashtu sic kishte theksuar eksperti amerikan Glen Bart, perputhet plotesisht me perfundimin e 3 eksperteve shqiptare. Madje, ishte kjo arsyeja qe Prokuroria e Pergjithshme, ne seancen e kaluar, hoqi dore nga kjo prove, pasi ne kete ore nuk gjendej i filmuar dialogu Meta-Prifti, por gjendej i filmuar nje material tjeter, nje bisede tjeter midis Priftit dhe nje personi tjeter. Dhe per kete ceshtje, sic jeni ne dijeni, Prifti eshte marre ne pergjegjesi penale, akuzohet per korrupsion dhe ndodhet perpara hetimit qe ben organi i akuzes per nje afere, qe lidhet me shperndarjen e dhjetera-mijera eurove, te cilen ju do te keni rastin ta degjoni dhe ta shikoni me pas. Nje nga konkluzionet e tjera te rendesishme te ekspertizes, eshte konstatimi ne laptop, prova e prokurorise, prova e Priftit ne biseden e regjistruar ne kete laptop, kishte nderhyrje te shumta",- shtoi me tej Braho.
Braho: Ne video jane bere nderhyrje
Spartak Braho, konsulenti juridik prane avokateve te Ilir Metes, deklaroi dje se ne laptop kishte nderhyrje te shumta. "Kishte dhjetera nderhyrje te bera me aparatura elektronike, ku perfshiheshin USB, DVD, ora, etj; per nje periudhe te gjate kohe, vecanerisht intensive ne muaj Nentor, Dhjetor 2010 dhe Janar 2011. U konstatuan 9 nderhyrje qe lidhen me te famshmin tik-tak te ores, vecanerisht ne pjeset e nxehta te asaj bisedes te pretenduar ku tik-taku nuk ishte ne origjinalitet, por sic shprehet grupi i eksperteve, ishte i ngjeshur, i mbivendosur, qe i coi ata ne konkluzionin e nderhyrjes, e manipulimit, te kesaj videoje, e cila mendohej se ishte videoja origjinale e bisedes. Nje konkluzion tjeter i rendesishem i eksperteve, lidhet me faktin se niveli i degjueshmerise se bisedes, ishte jo ne parametrat qe percaktohen ne shkencen audio-vizive, sipas se ciles mund te perceptoje veshi i njeriut, deri ne 10 decibel",- tha Braho.
Zoti Prifti deklaroi dje se kerkonte nje ekspertim te pavarur nga eksperte te vendeve perendimore. A jeni ju gati te pranoni nje ekspertim te trete?
Spartak Braho: Ju duhet te dini qe ekspertiza u vendos ne Gjykaten e Larte. Eshte nje ceshtje qe nuk eshte ne vullnetin tone, as ne vullnetin e zotit Prifti. Madje, une doja t'ju vija ne dukje dhe te theksoja qe ne kemi kerkuar ne Gjykaten e Larte, atashimin prane grupit te eksperteve te nje eksperti italian, nderkohe qe Prokuroria kerkoi atashimin e nje eksperti amerikan, pra te zotit Bard. Zoti Prifti do te kete rast tjeter per te kerkuar eksperte per veten e tij. Une doja te thosha se edhe ekspertet e perdorur nga prokuroria, jane perdorur ne menyre jo te rregullt, antiligjore. Kjo sepse ekspertiza e bere ne Amerike, eshte realizuar nga nje ekspert i specializuar ne fushen e informatikes, por jo ne fushen e audios. E njejta gje vlen dhe per ekspertin anglez Filips, i specializuar ne fushen audio dhe jo video, dhe ata kane arritur ne nje konkluzion qe nuk e ndihmoi zotin Prifti. Ata kane arritur ne konkluzionin se nuk ka asnje material te bisedes Meta-Prifti dhe kjo eshte e shkruar si e zeza ne te bardhe. Per shkak te cilesise te dobet te ores, cilesive jo te mira teknike dhe shume faktoreve te tjere, nuk arrihet te degjohet biseda. Biseda i eshte servirur publikut ne saje te nje filmimi te pergatitur diku, ne nje studio".
Petrit Serjani
"Gjytata te mos pranoje provat e Priftit"
Avokati i ish-zv.kryeministrit Ilir Meta, deklaroi dje se Gjykata e Larte duhet te marre ne konsiderate vetem provat e prokurorise dhe jo ato te Dritan Priftit. "Per te qene me te qarte nga ana juridike, nje ceshtje konkrete qe gjykohet ne Gjykaten e Larte, nuk duhet qe deklarimet e Priftit te merren parasysh nga kjo gjykate. Kjo eshte nje ceshtje: prokuroria ka bere nje kallezim per Meten dhe nuk duhet te merren parasysh deklarime te personave te tjere. Pra, eshte prokuroria qe duhet te deklaroje dhe te paraqese perpara trupit gjykues se cilat jane provat qe kane mbledhur dhe jo zoti Prifti",- tha Petrit Serjani.