E Diel, 1 Nëntor 2026

Marija Millosheviç:Ballkani Jugor të shqetësohet nga "Shqipëria e Madhe"

Gjashtë vjet pas vdekjes së liderit famëkeq të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, vajza e tij rrëfen të fshehtat e të atit dhe versionin e saj, se ai është vrarë nga "Rendi i ri botëror" në kohën kur ai iu kundërvu atyre.
 

Në intervistën e dhënë për gazetën serbe "Standard", Marija Millosheviç tregon se i gjithë Ballkani jugor duhet të shqetësohet, pasi Serbia e Madhe nuk ekziston, por ama sipas saj, është duke u bërë realitet Shqipëria e Madhe.
 

Vajza e Millosheviçit gjithashtu ka theksuar se luftën e shkaktuan ata që i besonin idesë së globalizimit ndërsa ka shtuar se samitit i Kretës që u mbajt më 1997-ën shërbeu thjesht për shkak për nisjen e luftës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›