Tetovë,ceremoni fetare për Arbër Xhaferrin

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) sot do të organizojë një ceremoni fetare në shenjë nderimi dhe përkujtimi për ish-liderin Arbër Xhaferri.
Në kuadër të kësaj ceremonie do të mbahet një rit fetar përkujtimor dhe nderimi që praktikohet në fenë islame.
Në këtë ceremoni janë ftuar përfaqësues të komunitetit mysliman nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova si dhe personalitete tjera që do të nderojnë Arbër Xhaferrin.