“Marije Kraja”, 20 artistë në “luftë” për medaljen
Autori i Lajmit: Redaksia
Në përvjetorin e dhjetë Festivali Ndërkombëtar i Vokalit Operistik "Marie Kraja" ka pritur konkurentët nga e gjithë bota. Ndërsa gjithçka është pothuajse e përfunduar, gati për të pritur 20 konkurentët, artistët më të mirë operistik të rinj që luftojnë për medaljen e emrit të mirënjohur “Marije Kraja”. Seleksionimet e 92 kandidaturave kanë nisur në fillim të tetorit, ndërsa juria ka përzgjedhur vetëm 20 prej të rinjve pretendentë për të prekur këtë skenë, në dy netët e festivalit, me 7 dhe 8 nentor. Juria përzgjedhëse e përbërë nga Zana Çela, Burhan Spahiu, Suzana Frashëri, Shqipe Mingomataj, Shqipe Zani dhe Xhovana Dako kanë studiuar për ditë me radhë plot 92 kandidatura të mbërritura nga të gjitha vendet e botës, me kërkesën për t’u prezantuar në festivalin shqiptar. Më 12 tetor artistët e njohur kanë përzgjedhur konkurrentët shqiptarë. Nga dhjetëra kërkesa kanë fituar të drejtën për të konkurruar gjashtë artistë të rinj nga Shqipëria dhe dy nga Kosova. Pak ditë më vonë, më 18 tetor juria përzgjedhëse ka bërë seleksionimin e kandidatëve të huaj. Në pritje për të kënduar në skenën shqiptare janë 12 emra të huaj, artistë të rinj, por me cv të pasura që kërkojnë një çmim të madh, i cili çdo vit jepet në Tiranë. Kështu harta e shtrirjes së këtij viti të festivalit "Marie Kraja", - tek e fundit siç ka ndodhur çdo vit, - është e gjerë. Pjesëmarrësit janë Bullgaria, Austria, Italia, Ukrahina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rumania, Greqia, Spanja, Holanda etj. Ndërsa shteti i Kosovës do të ketë dy konkurrentë.
Përzgjedhja dhe juria
Këtë vit Festivali "Marie Kraja" organizohet me mbështetjen e veçantë të Kryeministrit Berisha. Struktura e festivalit do ti qëndrojë besnike traditës që ka krijuar ndër vite. Mbrëmjen e 7 nëntorit në skenën e Akademisë së Arteve do të ngjiten të 20 konkurrentët, me dy arie secili, performanca e të cilëve do të transmetohet direkt në ekranin e TVSH-së. Gjatë këtij prezantimi juria ndërkombëtare (gjithashtu traditë e këtij festivali), e përbërë nga personalitete të operave më të mëdha të botës do të përzgjedhin dhjetë finalistët, të cilët mbrëmjen e 8 nëntorit do të konkurrojnë për çmimet e para të festivalit "Marie Kraja". Një nga surprizat e mëdha të këtij viti jubile për këtë festival është vetë juria e tij, emrat pjesëmarrës që do të vizitojnë Shqipërinë. Kështu përveç të mirënjohurit, Nicholas Payne, President i Opera Europa, i cili ka qenë i përhershëm në juri, këtë vit do të jetë edhe Luca Targetti, Drejtor Artistik i Teatrit "La Scala" të Milanos. "Do të jem në Tiranë për festivalin por edhe për të dëgjuar këto talente të reja. Kështu do të kemi mundësi të përzgjedhim më të mirët, të cilët mund të këndojnë edhe në skenën tonë", ka thënë Targetti në skenën e spektaklit "E diela shqiptare". Ndërkohë të tjerë personalitete që do të votojnë për më të mirin e "Marie Krajës" janë edhe Joan Matabosch - Drejtor Artistik i Teatrit të Barcelonës (Spanjë), Hein Mulers - Drejtor Artistik i Teatrit të Operas së Amsterdamit (Hollandë), Giovanna Lomazzi - ZvPresidente e Aslico, (Itali), Nancy Rhodes - Presidente e Encompass Neë Opera, Neë York (SHBA), Danusa Luknisova - Presidente e Agjencisë Dankart, Baki Jashari - Drejtor i Teatrit të Operas Prishtinë (Kosovë), Andreas Tselikas - Dirigjent në Teatrin e Operës Athinë (Greqi) dhe shqiptari mirënjohur Burhan Spahiu - Pedagog në Akademinë e Arteve Tiranë.
Historia e një festivali
"Në mesin e viteve 90 opera shqiptare kishte divat e saj, kishte zërat që vinin nga një epokë e shquar dhe që me pasion e këmbëngulje i jepnin jetë skenës kombëtare. Por koha kërkonte më shumë. Historia kishte mbetur tek lavdia e të mëdhenjve, pa gjetur dot një trashëgimtar të vetëm mes brezave të rinj", thotë Zana Çela duke shpjeguar historinë prej nga u ngjiz ky festival. Kështu më 22 janar të vitit 1999 u ngrit sipari i një ngjarjeje të pazankontë për ambjentet artistike të kohës. Atë mbrëmje të ftohtë dimri, Festivali "Marie Kraja" (atëherë kombëtar, por vetëm për një vit), ngrohu skenën e mpirë të Teatrit të Operas dhe të Baletit me zërat e këngëtarëve të rinj shqiptarë. 20 soprano, tenore, bas dhe baritonë patën fatin të ishin në një sfidë jetike për karrierën e tyre, që do të vlerësohej për herë të parë nga një juri ndërkombëtare. Asokohe katër soprano u shquan mes të gjithëve duke dëshmuar fillimin e një epoke të re. Pas çmimit të madh, sopranoja Marjana Leka u shndërrua në kryefjalën e çdo premiere të kalendarit operistik. Vit pas viti festivali, i pagëzuar me emrin e yllit të muzikës, Marie Kraja, u shndërrua në skenën unikale të zbulimit të talenteve të reja. Çka vazhdon ta bëjë edhe sot. Ndërkaq pas edicionit të parë tradita vazhdoi me një garë të madhe ndërkombëtare. Pikërisht në Tiranën e vogël mbërritën këngëtarë të njohur nga Anglia, Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia, Korea e jugut, Bullgaria e Rumania, cilët kërkuan triumfin në skenën kombëtare të teatrit të Operas dhe Baletit. Shkolla shqiptare dhe ato të huaja do të viheshin përballë gjykimit të jurisë që këtë herë përbëhej nga personalitete akoma më të njohura botërore. Drejtues të operave kombëtare, agjencive operistike, kritike artit dhe artistë në karrierë shënuan në axhendat e tyre, kompeticionin më të ri europian, por jo me pak të rëndësishmin mes dhjetëra festivaleve të tjera me traditë. Në edicionin e dytë basi bullgar Laser Lazarov u ndërua me çmimin e madh ndërsa dy tenorët shqiptarë Ardian Xhema dhe Josif Gjipali u nderuan me çmimin e dytë e të tretë, duke marrë një konfirmim vlerësues të rëndësishëm për karrierën e tyre që më vonë do të pasurohej në skenat ndërkombëtare. Vit pas viti "Marie Kraja" filloi të mblidhte kështu në skenën shqiptare emra të rinj artistësh, të cilët pas një çmimi të madh rendin në rrugën e tyre të re të suksesit. Në çdo edicion, shqiptarët përbënin konkurrencën e fortë. Jo më larg se në edicionin e gjashtë, të tjerë shqiptarë shkëlqyen në skenën e madhe. Atë vit u përsërit suksesi i edicionit të parë, kur kjo kategori këngëtarësh triumfoi në të gjitha çmimet. Eriona Gjyzeli fitoi denjësisht çmimin e madh e ndjekur nga një tjetër soprano e talentuar si Artemisa Repa.
180 artistët e “Marije Krajës”
Në një rezyme të shkurtër përgjatë këtyre nëntë viteve plot 180 soprano, tenorë, baritonë, mezzosoprano dhe bass kanë marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar që u ngjiz në Tiranë, ndër ta 29 fitues kanë lënë emrat e tyre në historinë e festivalit. Kësaj liste do ti shtohen edhe 20 konkurrentët e këtij viti. Ata janë përzgjedhur tashmë. Këto ditë organizatorët e drejtuar nga producentja Zana Çela, e cila në të njëjtën kohë është edhe prezantuesja e festivalit po punojnë me detajet e tjera të këtij evenimenti të madh të muzikës klasike. Një skenografi madhështore po përgatitet në skenën e Akademisë së Arteve. Ndërsa sot të gjithë konkurrentët do të mbërrijnë në Tiranë për ti hyrës garës që këtë vit shënon vitin e dhjetë të jetës. Një garë që nisi si sfidë, si një eveniment për tu dhënë mundësi artistëve të rinj shqiptarë e që tashmë është kthyer në një traditë, e regjistruar në axhendën botërore të evenimenteve të vokalit operistik.
Juria përzgjedhëse:
Zana Çela
Burhan Spahiu
Suzana Frashëri
Shqipe Mingomataj
Shqipe Zani
Xhovana Dako
Ndër votuesit:
Joan Matabosch
Drejtor Artistik i Teatrit të Barcelonës (Spanjë)
Hein Mulers
Drejtor Artistik i Teatrit të Operas së Amsterdamit (Hollandë)
Giovanna Lomazzi
ZvPresidente e Aslico, (Itali)
Nancy Rhodes
Presidente e Encompass New Opera, New York (SHBA)
Danusa Luknisova
Presidente e Agjencisë Dankart
Baki Jashari - Drejtor i Teatrit të Operës Prishtinë (Kosovë)
Andreas Tselikas - Dirigjent në Teatrin e Operës Athinë (Greqi)
Burhan Spahiu
Pedagog në Akademinë e Arteve Tiranë
Pjesëmarrësit
Kosova
Bullgaria
Austria
Italia
Ukraina
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Rumania
Greqia
Spanja
Holanda
Ky lajm është publikuar: 06/11/2009