Athinë, mbledhja e mbeturinave me shoferë ushtrie
ATHINE- Forca ushtarake do të punojnë nga sot për të larguar mbeturinat të cilat prej ditësh kanë pushtuar rrugët e Athinës. Ministria e Mbrojtjes, me kërkesë të Ministrisë së Brendshme ka vënë në dispozicion shoferët e makinave ushtarake për mbledhjen e mbeturinave.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi Ministrinë e Brendshme se 170 ushtarakë profesionistë me patentë shoferi, janë në dispozicion për të pastruar rrugët e Athinës. Ata do të shoqërohen nga një numër ushtarësh, të cilët do të mbledhin plehrat dhe do t’i ngarkojnë nëpër automjete.
Ky vendim erdhi pasi punonjësit grevistë të mirëmbajtjes së qytetit nuk lejuan disa firma private të pajtuara nga Bashkia për të kryer pastrimin. Prej ditësh Athina është nën “pushtetin” e mbeturinave, të cilat tani mund të kenë arritur në rreth 10 000 tonë.
(Nga Greqia: ANILA JOLE/BalkanWeb)