E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, gjendet i vetëvarur me litar një 20 vjecar

Trupi u gjet brenda nje ndertese ne ndertim. Policia e cila ndodhet në vendgjarje ka hetuar paraprakisht dhe ka konstatuar se dyshohet për vetëvarje. Si pasojë vdekja ka qënë e mënjëhershme 

SARANDE-Një i ri është gjetur sot i pajetë në një ndërtesë në Sarandë, ndërkohë që polciia dyshon se bëhet fjalë për një vetëvarje. Burime nga policia e këtij qytetit bënë të ditur se sot në mëgnjes është gjetur i varur me litar brenda ambienteve të një ndërtese në ndërtim e sipër shtetasi Flaton Shehaj, 20 vjec. Policia e cila ndodhet në vendgjarje ka hetuar paraprakisht dhe ka konstatuar se dyshohet për vetëvarje. Si pasojë vdekja ka qënë e mënjëhershme. Efektivët blu po hetojnë për shkaqet që mund të kenë cuar të riun të vetavaret. Nuk përjashtohen shkaqet që i riu të jetë varur në kushte të rënda depresioni.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›