Marin Barleti, kopjoi librin e Dhimitër Frangut ose anasjelltas?!

Kisha ndërmend, që serialin mbi Skënderbegologjinë, të cilin pati mirësinë të ma botonte gazeta Sot, ta pezulloja, hë për hë, mbas një studimi mjaft interesant. Mirëpo, ja se çmë ndodhi. Gjatë kohës së lirë, në kafenë e paradites së datës 2 maj 2009, një person i njohur, pasi na merr leje, e hap bisedën dhe më drejton, një diskutim e disa pyetje, ku spikaste një akuzë mjaft e rëndë ndaj Barletit si, një kopjac-plagjiat i rëndomtë mbi veprën e Dhimitër Frangut!
Diskutimi dhe pyetjet ishin pak a shumë kështu: Në lidhje me kronologjinë e librit të M. Barletit, a e ke lexuar librin e përkthyer të Lek Pervizit, mbi botimin e vitit 1480, të Dh. Frangut? Çmendim keni? Keni ndonjë njohuri se, në vitin 1493 ka pasur edhe ndonjë botim tjetër për Skënderbeun?, etj.Unë i ktheva një përgjigje ku ia vura në dukje se, çështja nuk ishte aq e thjeshtë. Me sa di unë ka disa autorë, mjaft të informuar, që e kanë trajtuar edhe në invers. Me kaq, si të thuash e detyrova mbylljen e këtij diskutimi. Pasi e mori këtë përgjigje, bashkëbiseduesi ma shprehu hapur: Agron, për ato akuzat në invers ia fute me bllof krejt kot dhe me sa duket librin e Pervizit nuk e paske lexuar fare. U largua i pakënaqur, duke e shprehur me bindje se, L. Pervizi ia kishte vënë pikën mbi i, kësaj çështje, ku i kishte shpartalluar të gjithë! Duke e reflektuar diçka më pas me vehten time, mendova se diskutimi e pyetjet e tij, e kishin një lidhje me të gjithë çështjen konkrete për çka kisha shkruar. Aty për aty mu kujtua se te një artikull i gazetës Shqip (dt. 29/06/2007), kisha lexuar diçka ku theksohej se, mbi këtë libër-përkthim dhe çështjet që ngrinte Pervizi, ishte mbajtur një heshtje e plotë nga studiuesit shkencorë të historisë dhe nga shtypi shqiptar! Kështu i hodha një sy internetit, ku gjeta disa lloje intervistash dhe opinionesh të Pervizit dhe ndër të tjera e gjeta edhe artikullin e Shqip-it në fjalë. Me thanë të drejtën, nuk mu duk edhe aq heshtje, por ndërkaq më erdhi mjaft çudi, se përse vetë Shqip-i, pasi e kishte bërë atë konstatimin, e kishte lënë edhe më shumë në heshtje se të tjerët, kur mund të kishte kontribuar për bukuri kundra heshtjes! Kështu, pasi e lexova me shumë vëmendje parathënien dhe vetë përkthimin e Pervizit, vendosa të thyej një pjesë të vogël të heshtjes, ti jap një përgjigje të shkruar, mikut tim dhe kësaj kategorie lexuesish që influencohen kaq shpejt nga disa tipe kuriozitetesh gazetareske.
Të dhëna mbi librin
Absolutisht, mendoj se vlerësimin dhe përgjigjen për çështjet e ngritura, përkthimin, etj, ndaj L. Pervizit, duhej ta kishin bërë kompetentët autoritete të albanologjisë dhe profesionistët që paguhen nga shteti e nga privatët për këto punë. Siç ndodh zakonisht tek ne, ka një radhë të privilegjuar, ku fillimisht duhet të flasin të parët të rëndët. Dhe, në qoftë se nis kështu, me thërrimet vërshojnë të vegjlit, në të kundërtën nuk paraqet interes, edhe të vegjlit heshtin. Por, duke e marrë këtë heshtjen si një dobësi për kundërargumente dhe si një aprovim për ato përfundime që kishte deklaruar, vetë Pervizi mashalla kishte thyer goxha heshtje! Dhe, ta themi hapur, nuk dihet se kë kishte shpartalluar... Tashti, që ju më jeni adresuar dhe më keni pyetur mua, po ju paraqes këtë përgjigje, me vërejtjet e mija si lexues dhe me sa kam unë kapacitet. Pikësëpari, opinioni im është se midis Lek Pervizit të Parathënies së përkthimit dhe Lek Pervizit të Internetit (në të gjitha prezantimet e tija), çuditërisht ka një diferencë të madhe! (unë e dalloj se diçka e devijojnë edhe vetë gazetarët për sensasion, ndoshta edhe për injorancë!) Në internet gjatë intervistave, z. Lek, deklarohej se ka gjetur në një bibliotekë, në Bolonjë, një dorëshkrim latinisht të datuar 1480, porse nuk paraqet as aty, e as në libër-përkthimin, asnjë skanim, fotokopje a faksimile të këtij dorëshkrimi me datimin e 1480 dhe asnjë kopje dixhitale të disa faqeve sëpaku! Shkencërisht dhe normalisht, duhesh prezantuar minimumi një kopje dixhitale, pastaj analizat e autenticitetit etj. Ai në një shkrim interneti thotë se, dorëshkrimi nuk kishte as datë, porse skedari i bibliotekës e kishte këtë datë, titullin dhe autorësinë! Ndërkaq te Parathënia, thotë se, jap tekstin e plotë të botimeve italisht sepse dorëshkrimi latinisht nuk asht gjetur akoma! Ju pyes: A konsiderohen këto të mjaftueshme për konkluzionet definitive, për datimin e vitit 1480?! Pervizi, kështu duke notuar me hamendje, madje ka shkuar edhe më larg akoma, duke e barazuar atë Tivarasin/Antivarinon e Xh. Biemmit, me Frangun e vitit 1480! Ndërkaq, në ballinën, e në mbas fletë-ballinën e librit, na prezantohet se, ka realizuar një përkthim nga italishtia e vjetër të një dorëshkrimi nga Dhimitër Frangu, kombinuar edhe me botimin e Paul Jovio-s të 1584. Në Parathënie, f 12-13, Pervizi, pohon se botuesi Bernardino de Vitale e kishte përkthyer e botuar italisht më 1506 librin e Dh. Frangut, porse edhe këtu nuk paraqet asnjë lloj dokument paraqitje të skanuar edhe të këtij botimi të 1506! Dhe, sëpaku ky botimi i 1506 i B.V., domosdo do të kërkonte një kopje dixhitale, analizën e autenticitetit të kartës së shtypshkrimit, d.m.th si ato elementet që ne i paraqitëm si për Ksombolën e Shkodrës të M. Barletit e si për botimin e volumeve të vitit 1578. E kupton, tashti se këto janë standarde bashkëkohore dhe më se të domosdoshme. Pervizi, pasi luan me këtë lloj zvistoje, me lojëra fjalësh, supozimesh dhe përfundimesh në instancë të fundit, hidhet direkt edhe në akuza të pa vërtetuara: ...vepra e Barletit e kishte zanafillën në tregimin besnik të Frangut, të cilit duhet tia dinte për nder... vetë Barleti në shumë raste shkruhen fjalë për fjalë thëniet e Frangut... (f 12) ... e gjithë merita i takon vetëm Frangut, burimi i zanafillës i historisë së Skënderbeut... para 525 vjetësh (f 27)
Dhe ti vetë këto definicione i ke përkthyer akoma edhe më shqip si, plagjiaturë!
Lexojeni me vëmendje artikullin e dt. 2 maj 2009, te gazeta Sot (edhe art. pararendës), dhe aty e keni të qartë përgjigjen për grafiket dhe minigrafikat e botimit të vitit 1578. Jo se ky botim nuk njihej (edhe qysh nga Frang Bardhi edhe më 1953, edhe në Albume të 1967 etj), por me të është shpërdoruar, madje edhe pa e cituar fare në një shumicë rastesh, duke e kopjuar për tabllo të ndryshme etj. Me sa kam lexuar K. Biçoku, në ato tre tekstet alternative, ka zhvilluar edhe një polemikë me shkrimtarin Ndoc Gjetja. (Bibliografia e Skënderbeut përballë shpifjeve, bot. 2005) Në realitet K. Biçoku gjykon pak a shumë kështu: në një anije të mbytur me pasuri, në ujërat internacionale, edhe pse ka kaluar një kohë shekullore, nuk mundet të zhytet dokushdo dhe të nxjerrë pasuri prej andej, sepse disa të tjerë më përpara ia kanë vënë syrin dhe e kanë zënë! Por, për çfarë pretendimesh e ke fjalën?! Bëhet fjalë për dy librat e M. Barletit aty. Nuk besoj se të ndalon kush kur është fjala për studime. Unë, hulumtimin e sinjalizimin tim e kam pasur konkretisht për atë grafikën me flamurin e kuq me shqiponjën biqefale dhe ky zbulim njihej qysh më 1953, me rastin e filmit Skënderbeu. Aty paraqitet Skënderbeu në oborrin e Sulltanit në Edrene, duke zhvilluar një dyluftim. Prania e flamurit si flambular/bajraktar tregon më së miri për pozitën si timarli etj. Ti shko gjeji në bibliotekë, të gjithë serinë e artikujve dhe lexoi. Siç mund ta konstatosh edhe botimi i Pervizit, në një shumicë rastesh nuk i citon se nga i ka nxjerrë ato paraqitjet figurative. Te ajo grafika e fundit, me artileri fushore, te gazeta Sot, e datës 2 maj 2009, duket se paraqitet marrja e Petrelës. Dhe po të them se duhet ti hapësh pak sytë e logjikën, sepse aty brenda rrethimit të mureve ka edhe çadra orientale të ushtrive turko-osmane dhe të tilla nuk kishte aso kohe në Gjermani Duhet ta pranoj me sinqeritet se, ky qyfyri i dy Përkrenareve, më ka shpëtuar. Shpesh i lexojmë disa libra me një sy dhe ndonjë gabim apo gafë, diku mund ta bëjmë edhe ne të vegjlit. Unë shoh se të dy Përkrenaret (në f 90) nuk dihet se sa e kanë diametrin e kokës dhe nuk shoh ndonjë pjesë mbrojtëse të fytyrës! Pastaj, Pervizi