E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marin Gjollma në “skenën” e Ambasadës Gjermane

Ambasada Gjermane në Tiranë është bërë tashmë një skenë e re e artit dhe kulturës. Vetëm pak ditë më parë në mjediset e kësaj ambasade u çel ekspozita e piktorit Arben Kuçana, ndërsa tani dyert e kësaj ambasade janë hapur për pianistin Marin Gjollma, i cili do të mbajë një koncert recital më 6 prill. Në program janë pjesë nga veprat e kompozitorëve të njohur botërorë, si Bach, Schubert, Schumann dhe Prokofiev. Koncerti përbëhet nga dy pjesë. Gjatë pjesës së parë Gjollma do të luajë toçata në mi minor nga Johann Sebastian Bach, kurse nga Franz sonatën në La Mazhor D.959, alegro, andantino, scherzo, allegro vivace, rondo, Allegretto-Presto. Gjatë pjesës së dytë në program janë tri romanca: Op.28, sehr markiert, einfach, sehr markiert, etwas bewegter, intermezzo 1-presto, intermezzo nga Robert Schumann. Kurse nga Sergei Prokofiev, Gjollma do të interpretojë sonatën nr.4 op.29 në do minor, allegro molto sostenuto, andante assai, allegro con brio, ma non leggiere.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›