E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mario Baloteli nje nga 100 njerezit e vitit

Mario Baloteli është përfshirë në mes 100 njerëzve me më shumë ndikim të vitit 2012 nga revista e njohur amerikane “Tajm”.
Pavarësisht karakterit të vështirë, Baloteli mbetet një personazh interesant dhe do të jetë më 23 prill në Nju Jork me rastin e ceremonisë.
Në nëntor të vitit të kaluar, revista Tajm i dedikoi faqen e parë, diçka që kohët e fundit ka ndodhur vetëm për dy futbollistë, Mesi e Nejmar
Sulmuesi besohet të jetë një nga shpresat e Italisë për në Botërorin e vitit 2014 në Brazil dhe po ashtu po shkëlqen për Milanin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›