Europa League elsi sipas parashikimeve
Pati tri fitore vendase dhe një barazim mbrëmjen e djeshme në Ligën e Europës.
Çelsi fitoi 3-1 ndaj Rubinit në Londër, me dy gola të spanjollit Fernando Torres, diçka që i jep siguri për ndeshjen e kthimit.
Skuadra angleze kryesoi deri në 2-0, por rusët shkurtuan distancën me 11-metërsh.
Në pjesën e dytë, ishte Torres që garantoi fitoren me dy gola të kampionëve në fuqi të Europës.
Fenerbahçe mundi Lacion 2-0 në Stamboll, duke përfituar nga përjashtimi i një lojtari italian me karton të kuq.
Pasi Onazi doli nga loja në nisje të pjesës së dytë, Uebo kaloi turqit në avantazh me penallti.
Goli i dytë u shënua nga holandezi Kajt, në sekondat e fundit të takimit.
Në Portugali, Benfika fitoi 3-1 ndaj anglezëve të Njukasëllit, duke përmbysur rezultatin. Miqtë shënuan së pari me anë të sulmuesit Sise.
Benfika barazoi në pjesën e parë. Moreno ishte autor i golit. Në pjesën e dytë, fillimisht Lima kaloi skuadrën kryeqytetase në epërsi dhe Kardoso fiksoi shifrat 3-1 me 11-metërsh.
Një tjetër ndeshje çerekfinale u luajt në Londër, ajo mes Totenhemit dhe Bazelit, duel që përfundoi 2-2.
Zviceranët kryesuan deri në 2-0 me golat e Shtokerit dhe Frajt, por Adebajor dhe Sigurdson barazuan.
Në fund, Bejl u dëmtua për anglezët dhe rrezikon pjesën e mbetur të sezonit.