E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boterori 2022 skandali Qatargate

Dosje tronditëse për Botërorin 2022 të futbollit. Prestigjozia “France Football” ka publikuar një insert me 20 faqe të titulluar “Qatar-gate”.

Aty Katari akuzohet se ka blerë votat për të fituar të drejtën e organizimit të evenimentit më të rëndësishëm të futbollit. Në shënjestrën e revistës janë FIFA, federatat e Francës dhe Emirateve Arabe.

Por, sikur kjo të mos mjaftonte, në këtë çështje i përfshirë është edhe kreu i UEFA-s, Mishel Platini, që cilësohet si një prej organizatorëve të skandalit.

“France Football” akuzon se Platini kishte një rol kryesor në shit-blerjen e votave të anëtarëve të ekzekutivit të FIFA-s.

Faktet i referohen një takimi të kreut të UEFA-s me ish-presidentin e Francez, Sarkozi dhe kryeministrin e Katarit.

Pas këtyre fakteve të reja kërkohet rihapja e hetimeve dhe heqja e të drejtës së organizimit të aktivitetit për Katarin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›