Inter ne gjurmet e brazilianit Silva

Massimo Moratti nuk ka ngelur i kenaqur nga paraqitja e dobet e mbrojtjes ne ndeshjen kunder Anorthosis duke ideuar nje tjeter “dhurate” per trajnerin portugez Mourinho.
Drejtuesit e klubit zikalter kane intensifikuar kontaktet me homologet e klubit brazilian te Fluminense-s per te blere ne muajin janar mbrojtesin Thiago Silva. Lojtari i ri ka marre pjese ne Pekin 2008 me kombetaren e Brazilit dhe pritet qe shume shpejt ai te bashkohet me grupin interist, pasi mendohet se marreveshja nuk do hase ne pengesa te medha.
23 vjecari eshte sponsorizuar nga vete tekniku portugez, i cili duket se nuk do t’i besoje me argjentinasit Burdiso, shkaktari i barazimit ne Qipro. Braziliani Silva kerkohet edhe nga Milan, Torino e Bayer Leverkusen por Inter po ben te pamunduren, ne menyre qe te evitoje rritjen e cmimit te kartonit.