E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajern Mynih, kohe vendimesh

Luka Toni konfirmon besnikerine ndaj faneles bardhekuq ne nje interviste dhene per gazeten “Die Velt”, duke shprehur qarte synimin per te zgjatur edhe me shume kontraten qe skadon ne vitin 2011.

Luka Toni hedh poshte zerat e merkatos se veres per nje rikthim te mundshem ne Itali. Sulmuesi i Bajern Mynih konfirmon besnikerine ndaj faneles bardhekuq ne nje interviste dhene per gazeten “Die Velt”, duke shprehur qarte synimin per te zgjatur edhe me shume kontraten qe skadon ne vitin 2011.

“Kam shume deshire te qendroj ketu por kete nuk mund ta vendos une i vetem, pasi nje hap duhet ta ndermarre edhe klubi. Nga ana tjeter, nuk e perjashtoj mundesine qe pas nje viti te pushohem”, shprehet bomberi italian, i cili aktualisht po vuan nga nje demtim.

Nga ana tjeter, braziliani Ze Roberto pohon se ne fund te ketij sezoni mund te largohet per ne Major League te SHBA-se. “Ky mund te jete sezoni im i fundit tek Bajern. Nje vendim perfundimtar do ta marr ne janar ose mars”, shprehet 34 vjecari, kontrata e te cilit me klubin kampion te Gjermanise skadon ne qershor te vitit 2009. Ai ka theksuar gjithashtu se nje destinacion i mundshem eshte skuadra e Dallasit. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›