Botafogo, karton i verdhe per arbitrin e ndeshjes…

Gjyqtari ndeshkohet me kartonin e verdhe. Kjo i ka ndodhur drejtuesit te nje ndeshjeje ne kampionatin brazilian, Carlos Chandia.
Ngjarja ndodhi ne momentin qe nje lojtar i Botafogos ka marre pjese ne nje zenke ne fushe, duke merituar kartonin e verdhe nga gjyqtari, por ne momentin qe arbitri Chandia nxorri kartolin, lojtari brazilian Andre Luis ia ka rrembyer ate nga dora, duke ia treguar vete gjyqtarit.
Pas pak sekondash me kartonin e verdhe ne dore, Luis ia ka dorezuar serish ate “bilbilit” kryesor te takimit, i cili nga ana e tij eshte kunderpergjigjur me “armatim” me te rende, karton te kuq.
Me kete gjest, lojtari brazilian rrezikon nje pezullim te rende, por mesa duket, ajo qe ka rendesi per te tashme eshte se edhe ai vleresoi ne nje fare menyre gjykimin e arbitrit Chandia.