Han, lista e kombetares ne vend numero

Trajneri i perfaqesueses shqiptare Ari Han ka bere publik emrat e lojtareve qe ka grumbulluar per ndeshjen miqesore qe do te zhvilloje Shqiperia me 19 nentor ne Baku te Azerbajxhanit.
Nga 20 emrat e thirrur nuk ka asnje te ri nga ato qe ka grumbulluar apo ka testuar ne keto ndeshje te eliminatoreve te boterorit. Ne viziten e fundit qe beri ne Shqiperi, trajneri holandez Ari Han ka qene i pranishem ne ndeshjen e superliges mes Tiranes dhe Beses.
Pas asaj ndeshjeje ai deklaroi hapur se nuk kishte asnje emer te ri nga kampionati shqiptar qe mund ta grumbulloje, pasi sipas tij, keta lojtare nuk jane ne ate nivel te lojtareve qe luajne ne kampionatet e huaja. Ai ka shtuar se per te arritur deri aty sa t’u jepet mundesia te provohen me perfaqesuesenm, ata duhet te punojne me shume.