Maradona enderron miqesore me Napolin dhe Italine

Diego Armando Maradona projekton nje turne te pasur per Argjentinen e tij. Ish sulmuesi legjendar tashme ne rolin e trajnerit, shpreson ne raalizimin e nje endrre per te vene perballe ne nje ndeshje miqesore Argjentinen dhe Napolin, dy skuadrat qe kane shkruar nje pjese te madhe te historise se tij si futbollist.
“El Pibe D’Oro” ka theksuar se miqesorja mund te zhvillohet ne nder te ish presidentit te Napolit, Luigi De Laurentiis por deri ne keto momente gjithcka eshte ne kuadrin e fjaleve. Projektet e teknikut te Argjentines nuk perfundojne ketu, pasi nje tjeter deshire e tij eshte edhe miqesorja me skuadren e Italise.
“Shpresoj te perballem edhe me skuadren e Lippi-t ne miqesore, ndoshta ne San Paolo ku mund te hedh ne fushe dyshen Lavezzi-Denis. U besoj shume argjentinasve qe luajne ne Itali”, shton Maradona, i cili shpreson te kenaqe gjithe napoletanet, por jo vetem ata.