Mario Monti kërkon durim

Kryeministri i ardhshëm i Italisë, Mario Monti, ka paralajmëruar qytetarët e vendit të tij për "sakrifica të mundshme" në përballimin e krizës financiare dhe ekonomike.
Pas bisedimeve të para për formimin e qeverisë së tij kalimtare, ai shprehu bindjen para gazetarëve në Romë se ai do të qëndrojë në këtë post deri në zgjedhjet parlamentare në vitin 2013.
Një afat kohor për kabinetin e tij qeveritar ai nuk do ta pranojë për arsye besueshmërie, tha Monti. Ndërkaq tek tregjet financiare profesori i ekonomisë apeloi që të jenë të durueshme me Italinë.