E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Lezhe-Milot, 2 të plagosur rëndë

LEZHE- Dy persona mes tyre një 14-vjecar kanë mbetur të lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Lezhë-Milot mbrëmjen e djeshme.
Automjeti tip BMV i cili drejtohej nga Gent Toma është përplasur me një Benz të drejtuar nga Lek Tuci. Përplasja e fortë ka shkaktuar plagosjen e pasagjerëve në të dy automjetet.

Mësohet se të lënduarit janë Marie Toma e cila udhëtonte në automjetin tip BMV dhe 14-vjecari me iniciale E.T, djali i drejtuesit të automjetit tip benz. Sipas policisë shkak i aksidentit ka qënë tejkalimi i shpejtësisë nga ana e mjetit tip BMV dhe veprimi i gabuar për të parakaluar. Ndërkaq të lënduarit ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›