E Diel, 1 Nëntor 2026

Banda e Lushnjës, miku i Tur Dajës dëshmon përpara Aldo Bares

TIRANE- Gramoz Selmani, miku i ngushtë i Artur Dajës ka përseritur në gjykatën e krimeve të rënda dëshminë e dhënë pak ditë më parë, por këtë herë në prani të të akuzuarit kryesor të kësaj bande Aldo Bare, i cili njihet si kundërshtar i Selmanit. Edhe në seancën e sotme Selmani dëshmoi mbi disa vrasje ku ai pretendon se ka qënë dëshmitar.

Selmani ka rrëfyer momentet kur është vrarë Genci Kashari, mik i Artur Dajës dhe në të njëjtën ditë edhe Ramadan Shkurti, vëllai i Bares ndërsa ka rrëfyer dhe për vrasjen e Nimet Zenelit në afërsi të Lushnjës.

Mësohet se kundërshtari i tij, Aldo Bare nuk ka reaguar ndaj krimeve të dëshmuara gjatë 1997 nga Selmani. Kujtojmë këtu se seancën pararadhëse dëshmia e Selmanit, ka shkaktuar reagimin e avokatëve për të cilët ai dyshohet se është përfshirë në akte kriminale. Por prokuroria deri më sot nuk ka formuluar asnjë akuzë konkrete ndaj mikut të Artur Dajës.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›