Ferguson: Young, mos simulo !

Sir Alex Ferguson ka “biseduar” me mesfushorin Ashley Young pas akuzave ndaj tij për simulime për të fituar penallti në disa prej ndeshjeve të fundit të Manchester Unitedit në Premierligë.
Në dy javët e kaluara, Young ka marr kritika të ashpra për rrëzimet e tij teatrale duke siguruar penallti për skuadrën e tij. Megjithatë, Ferguson ka konfirmuar se ka biseduar me mesfushorin rreth kësaj çështjeje.
“Kemi biseduar. Ai e kupton prej nga vijmë. Shpresoj që kjo ta bëjë dallimin”, tha Ferguson për BBC Sport.