E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet Ligji për Hoçën e Madhe

Projektligji për Hoçën e Madhe, pas një debati të gjatë në Kuvend, para pak minutash, është miratuar me shumicë votash. Ligji është miratuar me 59 vota për, 26 kundër dhe 7 abstenime.

Debati është zhvilluar kryesisht mes anëtarëve të komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe Qeverisë së Kosovës

Amandamenti i pestë i cili ishte dhe më i diskutueshme ka kaluar me propozimin e parë që ka qenë, ku parashihet që Këshilli i fshatit të ketë përfaqësues të kishës ortodokse, tre të komunës dhe tre të fshatit Hoçë e Madhe.

Mirëpo kur pritej të del në votim ky projektligj, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka lëshuar sallën.

Më pas ligji u miratuar me 59 vota për, 26 kundër dhe 7 abstenime. /kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›